Alert: 4/01/2020 Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi Te nderuar bashkeatdheta…

Alert

Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi
Te nderuar bashkeatdhetare:
Me keqardhje ju njohtojme se ka nderuar jete Fejzi Kurtishi , baba I atmi,Fatmir& mushteba Kurtishit!
Varrimi I te ndjerit eshte kry në vendlindje !
Per arsye se gjindemi ne kushte te jashtezakonshme nuk do te kete konak!
Konaku do te hapet pasiqe te kete kalua gjendja e jashtezakonshme!
Lusim Perendine e Madheruar qe re ndjerit tia kete pranua veprat e mira dhe ta kete vendosur shpirtin e tij ne xhenet
Lusim Perendine e Madheruar qe familjes Kurtishi mbas sot ti japi vetem te mira!
Amin!

Alert: 3/31/2020 Të nderuar Anëtar , duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme…

Alert

Të nderuar Anëtar , duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhemi shpresojmë që ju dhe familjet tuaja të jeni shëndosh dhe mirë. Këshilli i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane njofton që mbledhja e përgjithshme që do të mbahej në 5 Prill do të ANULOHET. Kjo masë merret për të ndihmuar shërimin e të prekurëve dhe për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Kjo mase do te jete ne fuqi Derisa te hiqet masa Shtetetore!
Në rast urgjence kontakoni Këshillin e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane

Alert: 3/16/2020 Të nderuar Anëtar , Pas vendimit te Kryetarit te New Jersey (The…

Alert

Të nderuar Anëtar ,
Pas vendimit te Kryetarit te New Jersey
(The Governor) Phil Murphy qe te mos kete grumbullim te njerezve me shume se 50 veta, Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane vendosi që të ndërprese të gjitha shërbimet kulturore , edukative dhe fetare të cilat mbahen në ambientet e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane
Do të ndërprese aktivitetet në vijim:
–falja e lutjeve (namazeve) te dites
–falja e lutjes (namazit) te dites te xhuma
-mbledhjen e parashikuar ne 22 Mars
-shkolla nuk do te zhvillohet
-aktivitetet e lira nuk do te zhvillohen
Gjithashtu do të ndërprese cdolloj aktiviteti që mbahet nën objektin e QKSHA si :
–dasmat
–fejesat
–ditelindjet
–mevludet
– mbrëmje festive ,
si dhe cdo tubim tjeter që është i ndaluar nga Shteti i Nju Xhersit .
Këto masa merren per te per te ndihmuar shërimin e të prekurve dhe për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit!
Kjo mase do te jete ne fuqi Derisa te hiqet masa Shtetetore!
Në rast urgjence kontakoni Këshillin e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane
Lusim Peredine e Madheruar qe me Mëshirën e Tij te ndihmoje njerezimin për të kaluar këtë sfidë ! Amin

Alert: 3/12/2020 Për të gjithë vëllezërit dhe motrat tanë shqiptarë, Ndërsa …

Alert

Për të gjithë vëllezërit dhe motrat tanë shqiptarë,

Ndërsa vendi është në gjendje të jashtëzakonshme dhe siguria e komunitetit tonë është shqetësimi dhe përparësia jonë kryesore, të gjitha ngjarjet e planifikuara të organizatës janë shtyrë dhe do të rindizen deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të virusit të koronës.

Falënderojmë të gjithë për mbështetjen që i keni dhënë organizatës dhe shpresojmë që të gjithë të qëndroni të shëndetshëm!

To All Our Albanian Brothers and Sisters,

As the country is in a state of emergency and the safety of our community is our main concern and priority, all scheduled events of the organization have been postponed and will be rescheduled until further notice due to the corona virus.

We thank everyone for the support you have given the organization and hope you all stay safe and healthy!

Alert: 2/24/2020 Dear Members Ditet/Netet E Shejta Per Vitin 2020 -Nata E Regaibi…

Alert

Dear Members

Ditet/Netet E Shejta Per Vitin 2020

-Nata E Regaibit 27-2-2020

– Nata E Rexhepit 25-2-2020

– Nata E Shabanit 25-3-2020

– Nata E Miraxhit 21-3-2020

– Nata E Beratit 7-4-2020

– Dita E Pare E Ramazanit 24-4-2020

– Nata E Bedrit 10-5-2020

– Nata E Kadrit 19-5-2020

– Dita E Fitr Bajramit 24-5-2020

– Dita E Kurban Bajramit 31-7-2020

-Viti I Ri Islam 20-8-2020

-Dita E Ashureve 29-8-2020

-Nata E Mevludit 28-10-2020

Zgjodhi Per Ju:

Imam Arun Pollozhani